Denoncimi, banoret jetojne ne pallatin qe duhet shembur | Lajme - News

2020-12-23 5

Denoncimi, banorët jetojnë në pallatin që duhet shembur
Godina pësoi dëmtime në strukturë gjatë tërmetit të 26 Nëntorit
Partia Demokratike ka denoncuar sërish një tjetër rast të një banese të dëmtuar nga tërmeti që sipas tyre nuk i është dhënë zgjidhje nga qeveria. Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, ka vizituar shtëpinë e Kostandina Koninit, e cila thotë se ende nuk dinë asgjë më shumë se sa pallati duhet të prishet.
Ina Zhupa: Ju jeni kategoria DS4?
Kostandina Konini: Po, po i kam dokumentet këtu në çantë.
Ina Zhupa: Dhe ju kanë thënë? Çfarë ju kanë thënë?
Qytetarja: Na kanë thënë që do prishet, asnjë gjë konkrete nuk kemi. Llafe poshtë e lartë, dëgjojmë shumë gjëra. Se na thonë jo do ju çojmë andej, jo do të ju çojmë këtej. Kjo është shtëpia ime, asgjëkundi tjetër nuk shkoj. Këtu ku jam! Kjo është imja dhe këtu do vij.
Pas aktekspertizave të bëra nga Instituti i Ndërtimit është konstatuar që disa pallate në zonën e Kombinatit do të shemben pasi kanë pësuar dëme në strukturë, ndërsa qeveria ka planifikuar krijimin e një lagjeje të re në këtë zonë.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange